Rriet numri i turistëve, Shqipëria vizitohet nga 1.7 milionë veta në korrik

Shqipëria

Rriet numri i turistëve, Shqipëria vizitohet nga 1.7 milionë veta në korrik

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 13:52
Bregdeti shqiptar

Mbi 5.1 milionë vizitorë kanë vizituar Shqipërinë brenda periudhës janar-korrik 2023.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, shifër kjo që ka tejkaluar periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me 31 përqind.

“Vetëm për korrikun 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë”, shprehet ministrja Kumbaro/KlanTV.

Vizitorët nga Kosova janë të parët dhe e mbajnë shifrën e njëjë sikur vitin e kaluar, kurse vizitorët nga Spanja janë dyfishuar,  por edhe nga Turqia, Mali i Zi dhe Italia.

Gjatë vitit 2023, Shqipëria si destinacion turistik ka qenë në faqet e të përditshmeve më të lexuara dhe shumë prej produksioneve televizive më të ndjekura në botë si një vend me potenciale të mëdha për t’u zbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat