Vrasja e Muçllarit nga RENEA, Psikiatria: Temperaturat ndikojnë në shëndetin mendor

Shqipëria

Vrasja e Muçllarit nga RENEA, Psikiatria: Temperaturat ndikojnë në shëndetin mendor

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 16:12
Nikolina Bode

Numri i personave që shfaqin probleme të shëndetit mendor ka pësuar një rritje kohët e fundit.

Nisur dhe nga ngjarja e ndodhur në Maliq ku Ramiz Muçllari, u vra nga RENEA pasi i armatosur refuzoi të dorëzohej tek organet ligjzbatuese, pas një sherri me familjarët e tij, mjekja psikiatre Nikolina Bode flet mbi situatën e personave me probleme mendore në qarkun e Korçës.

Mjekja deklaroi për Euronews Albania se në Korçë janë mbi 3600 persona të kartelizuar, Ajo shtoi se i nxehti e ka agravuar situatën e tyre duke i bërë më agresiv dhe duke rritur riskun e krimit në familje.

“Sot kemi të kartelizuar më shumë se 3600 persona të shëndetit mendor, flasim për probleme kronike, pa përmendur këtu problemet akute, urgjencat e shëndetit mendor apo raste që na paraqiten ccdo ditë në klinikë”, tha Bode.

Sipas mjekes kohët e fundit numri i personave me probleme të shëndetit mendor ka pësuar një rritje dhe këtu kanë ndikuar një sërë faktorësh të ndryshëm si temperaturat e larta, pagjumësia, dhuna në familje, emigracioni dhe vështirësitë ekonomike.

“Problemet e shëndetit mendor janë në rritje dhe ndikojnë shumë faktorë, socialë, ekonomikë, emigracioni. Sidomos kjo periudhë, temperaturat e larta të shoqëruara me pagjumësinë, pavarësisht se në qytetin tonë që kemi një klimë të freskët ne arritëm maksimumin e viteve të fundit këtë verë. Kjo ndikoi negativisht!”, tha mjekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat