Plagosi me thikë dy vëllezërit në Tiranë, e pëson keq 35-vjeçari nga Lushnja

Shqipëria

Plagosi me thikë dy vëllezërit në Tiranë, e pëson keq 35-vjeçari nga Lushnja

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Pas disa orësh ndjekje intensive policia ka arrestuar një 35-vjeçar, banues në Lushnje i cili akuzohet se ka goditur me thikë dy vëllezër në Tiranë duke iu shkaktuar plagë të rënda.

Një 17-vjeçar i cili nuk kallëzoi krimin po procedohet në gjendje të lirë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Thoma Koxhaj” pas një konflikti për motive të dobëta. Autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes dhe në momentin që u kap në një hotel në qytetin e Lushnjës, iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.

Dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat