Rritet çmimi i naftës, shtrenjtohet 15 lekë përgjatë një muaji

Shqipëria

Rritet çmimi i naftës, shtrenjtohet 15 lekë përgjatë një muaji

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Në pikat e karburanteve, një litër naftë shitet 190 lekë për litër, ndërsa një litër benzinë kushton 195 lekë. Çmimi është rritur nga java e kaluar me 5 deri në 7 lekë dhe që nga mesi i muajit korrik kjo është rritja e tretë në radhë. Pra, për një muaj vërehet se lëndët djegëse janë shtrenjtuar me 15 lekë.

Arsyet janë të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimet globale, ku çmimet në bursë janë rritur. Bursa e mesdheut Plattz, që merret si referencë nga importuesit shqiptarë, u mbyll të premten me 940 dollatë tonë.

Edhe bursa e Londrës ka parë një rritje cmimi me 9% që nga mesi i korrikut dhe këtë periudhë një fuçi naftë kuotohet 85 deri në 87 dollarë për fuçi.

Nga ana tjetër dollari, që është monedha me të cilën blihet nafta nga tregtuesit vendas vijon të mbetet në nivelet më të ulëta dhe sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 dollarë këmbehet më pak se 95 lekë.

Në rang  global Shqipëri renditet në listën e 20 shteteve që kanë çmimin më të lartë të lëndëve hidrokarbureve, kjo për faktin se 7 taksat dhe tarifat e lidhura me to, vilen drejtpërdrejt nga pompa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat