“Afati i fundit deri më 4 shtator”, ambasada amerikane del me thirrjen e fortë

Shqipëria

“Afati i fundit deri më 4 shtator”, ambasada amerikane del me thirrjen e fortë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 11:10
Ambasada amerikane në Tiranë

Data 4 Shtator e këtij viti është afati i fundit për të aplikuar për të gjithë magjistratët e kualifikuar që duan të shërbejnë në KLGJ apo KLP.

Ambasada amerikane në Tiranë u bën thirrje magjistratëve të mos e humbasin këtë mundësi, duke theksuar se është një moment shumë i rëndësishëm për drejtësinë shqiptare.

Postimi i plotë:

Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP. Ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi. Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë.

Afati i fundit i aplikimeve: e hënë, 4 shtator, 2023

Për KLGJ: https://bit.ly/3OENpAA

Për KLP: https://bit.ly/3qCqfTq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat