Turistët ‘mbushin’ Sarandën/ Mungesa e parkimeve shkakton kaos në qytet

Shqipëria

Turistët ‘mbushin’ Sarandën/ Mungesa e parkimeve shkakton kaos në qytet

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Qyteti i Sarandës ka numrin më të madh të pushuesve gjatë kësaj vere. Por fluksi i lartë i mjeteve ka sjellë probleme në qarkullim për shkak të mungesës së parkimeve dhe rrugëve me standarde për një qyet që të ardhurat kryesore i ka nga turizmi.

Saranda po kalon sezonin veror më të mbipopulluar ndonjëherë nga pushuesit e huaj.

Numri i lartë i turistëve është përkthyer, edhe në numër të lartë automjetesh , e për rrjedhojë qyteti bregdetar po përballet me një trafik të rënduar.

 

Oraret më të mbingarkuara nga trafiku janë ato të mëngjesit kur pushuesit i drejtohen plazhit dhe në mbrëmje kur kthehen nga plazhi.

“Tepër kaotike dhe plot trafik, sigurisht një problem që mund të zgjidhet, por padyshim mbetet shumë e bukur, asgjë më tepër për të thënë

Atëherë sot kemi bërë rrugën nga Vlora në Sarandë, përtej se është një rrugë e gjatë por në trafik kemi qëndruar gati 25-30 minuta.” – thotë vajza.

Për pushuesit e huaj trafiku mund të marrë zgjidhje nëse investohet më shumë në transportin publik.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe është pak e ngarkuar trafikisht, por problemi mund të zgjidhet duke shfrytëzuar më shumë shërbimet publike, transportin publik si autobusët, tramët dhe të tjerat pra te shfrytëzohet infrastruktura. Saranda është shumë kaotike, por shëtitorja është shumë e bukur. Si herën e parë që jemi këtu është shumë e bukur, vend i bukur, por e mbipopulluar me turistë mbitegjitha, sidomos këtë vit.”- shprehet një djalë.

Akset rrugore më problematike nga trafiku mbeten Sarandë-Ksamil dhe rruga hyrëse për në qytet. Përveç trafikut në Sarandë mbetet sfidë gjetja e një vendi parkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat