Mbi 1000 euro për person, arrestohet i riu në Korçë, po transportonte me furgon 21 emigrantë

Shqipëria

Mbi 1000 euro për person, arrestohet i riu në Korçë, po transportonte me furgon 21 emigrantë

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korccës, pasi u kap në flagrancë teksa po tentonte të transportonte 21 emigrantë nga vendet e treta. Si pasojë, ai merrte pagesa nga 1000-1500 euro/person.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në celularin e shtetasit, u gjetën aktive, faqe online për vënie të kundërligjshme, të basteve sportive.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 15”.

Operacioni, i zhvilluar pas hetimeve proaktive njëjavore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave të konsiderueshme, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Transportonte me furgon, 21 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 1000-1500 euro/person, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Gjithashtu, në celularin e të arrestuarit u gjetën faqe online aktive për vënie të basteve sportive.

Sekuestrohen furgoni me të cilin po transportoheshin emigrantët, 2 celularë dhe një shumë parash e përfituar nga transportimi.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kundrejt fitimit, pas hetimeve proaktive njëjavore, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, rajoni Korçë-Elbasan, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 15”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-35 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbi fshatin Vërdovë, Pogradec, teksa po transportonte me një automjet (furgon), kundrejt pagesave 1000-1500 euro/person, 21 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në celularin e shtetasit, u gjetën aktive, faqe online për vënie të kundërligjshme, të basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni me të cilin transportoheshin emigrantët, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Vijon puna për të provuar ligjërisht veprimtaritë kriminale ku mund të jetë i implikuar shtetasi D. D., si dhe për të identifikuar dhe për të arrestuar bashkëpunëtorët e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat