Jorida Tabaku tregon dy sfidat kryesore: E kotë të flasim për të ardhme europiane, nëse

Shqipëria

Jorida Tabaku tregon dy sfidat kryesore: E kotë të flasim për të ardhme europiane, nëse

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:01
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se lufta ndaj korrupsionit të shpallet prioritet kombëtar.

Jorida Tabaku theksoi se vendi përballet me dy sfida reale, ndërsa shtoi se duhet nxitur konkurrenca.

“Kthimi i besimit te institucionet dhe rigjallërimi i ekonomisë duke ndryshuar kënetën politike dhe ekonomike duke rikthyer garën duke nxitur konkurencën dhe vendosur meritokracinë në bazë të sistemit tonë”, tha ajo.

“Sot më shumë se kurrë u vërtetua që rruga më e gjatë dhe e vështirë është rruga më e sigurtë dhe qëndrueshmëria ka vlerë në politikë!

Që nga shtatori 2022 kam kërkuar që lufta ndaj korrupsionit të shpallet prioritet kombëtar, që të bëjmë çdo gjë për ta ndryshuar realitetin e zymtë e mungesën e perspektivës për të rinjtë.

Pa ndryshimet ligjore që sigurojnë transparencë, pa denoncuar korrupsionin, pa ndëshkuar atë si krim ndaj buxhetit të shtetit e qytetarëve është e kotë të flasim për të ardhme europiane.

Sot kemi dy sfida reale: kthimi i besimit te institucionet dhe rigjallërimi i ekonomisë duke ndryshuar kënetën politike dhe ekonomike duke rikthyer garën duke nxitur konkurencën dhe vendosur meritokracinë në bazë të sistemit tonë!”, tha Jorida Tabaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat