Pas Melonit, komediani i njohur italian, Checco Zalone zgjedh bregdetin shqiptar për të pushuar

Shqipëria

Pas Melonit, komediani i njohur italian, Checco Zalone zgjedh bregdetin shqiptar për të pushuar

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 17:41
Checco Zalone

Një tjetër personazh i famshëm italian ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri, pas kryeministres Giorgia Meloni.

Komediani, regjisori dhe skenaristi i njohur italian, Checho Zalone ndodhet në bregdetin e kristaltë jonian këtë verë.

Marcela Lati publikoi në rrjete sociale një foto me komedianin e njohur, ndërsa krahas fotos shkruan “Qeshni, nuk do të keni dhëmbë përgjithmonë dhe nuk e dini nëse mund ta përballoni dentistin”.

Zalone është bërë i famshëm me batutat në komeditë “Cado dalle nubi” (Bie nga retë), apo “Che bella giornata” (Sa ditë e bukur).

Kujtojmë se bregdeti shqiptar është kthyer në destinacionin e preferuar të mijëra italianëve këtë sezon veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat