Theu masën “arrest në shtëpi”, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Shqipëria

Theu masën “arrest në shtëpi”, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Policia e Sarandës gjatë kontrolleve në banesën e 35-vjeçarit i cili ishte me masën “arrest në shtëpi”, nuk e kanë gjetur këtë të fundit në banesë.

Pas kontrollit, 35-vjeçari është kapur dhe është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrolleve nga Policia, nuk u gjet në banesën e tij, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar sipas procedurës standarde të punës, në banesën e një shtetasi të cilit Gjykata e Sarandës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, kanë konstatuar se ky shtetas kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasin:

35 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat