Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën 8 vite më parë: Arrestohet 65-vjeçari

Shqipëria

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën 8 vite më parë: Arrestohet 65-vjeçari

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin , 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit.

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat