Po priste gruan nga Dubai, kapet në Rinas 61-vjeçari nga Koreja e Jugut, vodhi 28 mln euro me skemat piramidale

Shqipëria

Po priste gruan nga Dubai, kapet në Rinas 61-vjeçari nga Koreja e Jugut, vodhi 28 mln euro me skemat piramidale

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar nga Koreja e Jugut, i akuzuar për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare është arrestuar në afërsi të aeroportit të Rinasit.

61-vjeçari po priste në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë.

“Si rezultat i operacionit, FAST Albania, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në afërsi të aeroportit të Rinasit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: S. M., 61 vjeç, pasi Gjykata e Seoulit, Koreja e Jugut, me vendimin e datës 24.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut“, njofton policia.

Në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ai ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRW (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat