Toka pranë fshatit në Gjirokastër përfshihet nga flakët, zjarri shkrumbon 2 hektarë kullota

Shqipëria

Toka pranë fshatit në Gjirokastër përfshihet nga flakët, zjarri shkrumbon 2 hektarë kullota

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 23:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh raportohet se ka përfshirë territorin pranë fshatit Picar në Gjirokastër mbrëmjen e sotme.

Mësohet se rreth 2 hektarë kullota janë djegur deri më tani.

Ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Edhe pse të konsiderueshme, flakët, shkaku i të cilave nuk dihet ende, ndodhen larg zonës së banuar dhe deri më tani nuk shfaqin rrezikshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat