Zhdukja e të dhënave të TIMS, Berisha: Specialisti i IT që denoncoi rastin nuk gjendet

Shqipëria

Zhdukja e të dhënave të TIMS, Berisha: Specialisti i IT që denoncoi rastin nuk gjendet

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 13:23
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim për zhdukjen e specialistit të IT, Genti Progni. Progni denoncoi skandalin e zhdukjes së të dhënave TIMS, dhe tani sipas Berishës ai nuk dihet se ku është. 

Postimi i Berishës:

Zhduket oficeri guximtar që denoncoi grabitjen Rama-Balla e të dhënave të TIMS.

Të dashur miq, pas emërimit nga Edi Rama të eksponentit kryesor të krimit të organizuar, Taulant Balla në krye të Ministrisë të Rendit, Rama emëroi me urdhër dhe në kundërshtim me ligjin famëziun Ervin Muça Drejtor të Departamentit të IT në Ministrinë e Brendshme.

]Ky i fundit vetëm pak ditë pas emërimit urdhëroi vartësit të eksportonin në USB-në e tij të gjithë fondin e të dhënave të sistemit TIMS. Këtë urdhër antiligjor, punonjës të ministrisë nuk e zbatuan, por denoncuan banditin Muça për grabitjen e të dhënave. Por ky i fundit nuk u ndal në krimin e tij. Ai mori punonjës privat dhe nxorri me ata për llogari të Ramës dhe grupeve kriminale, të gjithë databazën e TIMS për t’ua dhënë grupeve kriminale. Personi që informoi publikun për operacionin kriminal të Muçës u kërcënua me jetë dhe tani nuk gjendet se ku është.

Lidhur me këtë lajm tronditës ju ftoj të ndiqni intervistën e spacialistit të njohur të IT Genti Progni, i cili është njëkohësisht dhe njëri nga denoncuesit më kryesor të të gjitha hakerimeve dhe grabitjes të të dhënave nga vetë kupola mafioze me në krye Edi Ramën.
Ju ftoj të ndiqni sipas deshirës intersvistën e tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat