Digjet banesa në Berat, zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarin

Shqipëria

Digjet banesa në Berat, zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarin

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Një shkendijë elektrike është bërë shkak që banesa e 74 vjeçarit, Jemin Këmbaci në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat të shkumbohet pjesërisht.

Në momentit e rënies së zjarrit në banesë kanë qënë kryefamiljari së bashku me nusen e djalit dhe nipin.

Nusja dhe djali kanë dalë menjëherë nga banesa, ndërsa 73 vjeçari është nxjerrë nga zjarrfikësit pasi nuk mundi të dilte nga banesa.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar shpejt flakët dhe në një kohë të shkurtër është bërë edhe fikja e plotë e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat