Gara për Kukësin/ PS dhe Rithemelimi kanë gati kandidatët, PD pritet të marrë vendimin

Shqipëria

Gara për Kukësin/ PS dhe Rithemelimi kanë gati kandidatët, PD pritet të marrë vendimin

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Pavarësisht përpjekjeve për të pasur një kandidat të përbashkët, opozita me shumë gjasë do të shfaqet edhe në zgjedhjet e Bashkisë së Kukësit sërish e përçarë.

Grupi i Rithemelimit zgjodhi kandidatin e tyre Emri Vatën përmes primareve si përfaqësuesin e grupimit Berisha në garën me kandidatin e PS, Albert Halilajt.

Ndërkohë, Partia Demokratike zyrtare pritet të marrë një vendim nëse do ketë apo jo kandidatë të mërkurën e 30 gushtit, ku ka thirrur kryesinë e PD-së.

Arif Rexhmati, kryetari i PD së vulës në degën e Kukësit është emri më i përfolur si kandidat potencial i grupimit të Bashës. Ai refuzoi pjesëmarrjen në garën e brendshme të demokratëve për Kukësin për të nxjerr një kandidat të gjithëpranuar. Pakënaqësinë e tregoi edhe pjesëmarrja në primaret e Berishës, ku nga rreth 2200 anëtarë që u thirrën në procesin zgjedhor, votuan vetëm 678 demokratë kuksianë, ku Emri Vata u zgjodh me shumicë votash, 274 të tilla, si pretendenti për kryetarin e bashkisë së Kukësit.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike zyrtare ka kohë deri më 1 shtator për t’u regjistruar pranë KQZ-së si subjekt zgjedhor në garë e deri në 8 shtator është afati për kandidatët politikë.

Ndërsa Partia Socialiste po përpiqet të rikuperojë rënien që i solli skandali i kryetarit të sapoemëruar nga zgjedhjet e 14 majit. Pas goditjes që pati  me Safet Gjicin, përmes sondazheve ka zgjedhur figurën më të vlerësuar nga banorët e Kukësit, ekonomistin Albert Halilaj, i cili që prej korrikut të këtij viti mban detyrën e prefektit të zonës.

24 shtatori do jetë data vendimtare, e caktuar nga presidenti për zgjedhjet e reja në Kukës, për të treguar se kush prej tyre do të rrëmbejë fronin e kësaj bashkie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat