Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, në pranga dy vëllezër, njëri prej tyre ishte në kërkim

Shqipëria

Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, në pranga dy vëllezër, njëri prej tyre ishte në kërkim

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Dy vëllezër në Sarandë ranë në pranga pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës.

Kështu shërbimet e policisë  kanë arrestuar në flagrancë G. P., 43 vjeç dhe N. P., 35 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Ata kanë penguar punën e policisë teksa po shoqëronin njërin prej tyre në Komisariat, 43-vjçarin i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat