Ngacmoi seksualisht të miturën, 67-vjeçari dyshohet se kishte lidhje me të ëmën

Shqipëria

Ngacmoi seksualisht të miturën, 67-vjeçari dyshohet se kishte lidhje me të ëmën

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Një 67-vjeçar i identifikuar si Jorgo Shemsho është arrestuar nga policia e Sarandës për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Policia tha se arrestimi në flagrancë i 67-vjeçarit ka ardhur pas njoftimit të një 15-vjeçareje, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se 67-vjeçari dyshohet të ketë lidhje intime me nënën e vajzës 15-vjeçare.

Ditën e djeshme kur ka shkuar në banesën e tyre ka ngacmuar seksualisht të miturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat