“Do të krijojmë federatën e djathtë me çdo aleat”, Lulzim Basha mesazh demokratëve të Foltores: Jeni të mirëpritur!

Shqipëria

“Do të krijojmë federatën e djathtë me çdo aleat”, Lulzim Basha mesazh demokratëve të Foltores: Jeni të mirëpritur!

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:34
Tubimi

Lulzim Basha u ka bërë thirrje demokratëve të Foltores që t’i bashkohen Partisë Demokratike, në çdo çast. Basha tha se ata janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe.

Pjesë nga fjala e Bashës në Kuvendin Kombëtar të PD:

Parimi i kontributit dhe rezultatit do të jetë parimi ynë themelor. Askush nuk do të marrë pushtet pa rezultat, askush që ka rezultat nuk do të shmanget nga pushteti. Kjo është pak por e sigurt në rrugën që kemi nisur për të ardhur në pushtet.

Unë sot i bëj një thirrje miqve tanë të Foltores, anëtarëve të thjeshtë deri te strukturat e asaj lëvizje. Të gjithë kanë një vend në partinë e madhe demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim, në çdo çast, në çdo moment janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe jo thjesht mes demokratëve por edhe me shoqërinë shqiptare. Partia Demokratike ka qënë dhe do të mbetet partia e parë e së djathtës, nga historia, nga potenciali dhe nga shpresa që rrezaton.

Ne do të ndërtojmë një federatë të gjerë, jo thjesht me parti të tjera të djathta dhe aleate të cilat janë të mirëpritura në projektin tonë të përbashkët.

Ne do ta zgjerojmë këtë aleancë përtej këtyre partive. Ne do ta zgjerojmë përmes Aleancës Qytetare për Demokracinë që do të sigurojë nesër shumicën e nevojshme për qeverisjen e vendit.

I bëj thirrje nga ky podium, edhe në emrin tuaj, kujtdo që beson te Partia Demokratike, kushdo që beson te një e ardhme më të mirë , kushdo që kërkon të japë kontribut për Shqipërinë, kushdo që beson te një politikë ndryshe dhe të moralshme, dyert e Partisë Demokratike do të jenë të hapura. Pedagogë, ekspertë në fusha të ndryshëm, të rinj të talentuar që Shqipëria i ka me shumicë, gazetarë e artistë, apo intelektual publik, profesionistë dhe sipërmarrës të diasporës së mrekullueshme shqiptare, Partia Demokratike, e djathta shqiptare dhe Shqipëria ka nevojë për kontributin tuaj. Prandaj ne jemi të hapur, unë personalisht do të jem gjithmonë i gatshëm dhe në kërkim të mirëpres kontributin tuaj për të ndërtuar të ardhmen që shqiptarët meritojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat