Harruan tenxheren në zjarr dhe u larguan, merr flakë banesa në Berat

Shqipëria

Harruan tenxheren në zjarr dhe u larguan, merr flakë banesa në Berat

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë në një ballkon në një banesë në lagjen “Kala” në Berat. Mësohet se zjarri ka rënë pasi familjarët kishin harruar tenxheren në zjarr dhe ishin larguar nga banesa.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëseje dhe 10 punonjës që ndërhynë në mënyrë të menjëhershme,duke lokalizuar shpejt flakët.

Zjarri u shua në një kohë të shkurtër,duke u shmangur përhapja e tij drejt dhomave të banesës.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Agron Kasimi nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme brenda në banesë,i vetmi ambjet që pësoi dëme materiale nga zjarri ishte ballkoni,ku ndohet soba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat