Shpërndarja e drogës në shkolla, gazetarja: Minonerët që merren me drogë nuk kanë frikë as policin, as prindin

Shqipëria

Shpërndarja e drogës në shkolla, gazetarja: Minonerët që merren me drogë nuk kanë frikë as policin, as prindin

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Gazetarja Aida Topalli, e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, foli në lidhje me shpërndarjen e drogës në shkolla. 

Ajo theksoi se minorenët që merren me konsumimin dhe shpërndarjen e drogës nuk kanë frikë as policin dhe as prindin.

“Besimi tek policia nis që në familje. Kjo e fundit duhet t’u mësojë fëmijëve që policia është për t’u kujdesur për të. E dyta, kur  bëhen fushata sensibilizuese, fëmijët duhet ta marrin më seriozisht punonjësin e policisë.

Gjimnazistët nuk duan më të jenë të rregullt. Minorenët nuk shohin autoritar figurën e prindit, e çfarë mund të presim për figurën e policisë”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat