“Rama po shpopullon vendin”, deputeti i PD: Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, nuk kanë të ardhme

Shqipëria

“Rama po shpopullon vendin”, deputeti i PD: Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, nuk kanë të ardhme

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 10:53
Deputeti i PD Dashnor Sula

Deputeti i PD Dashnor Sula shprehet se qeveria e Edi Ramës po detyron të rinjtë që të largohen nga vendi me shpresë për një jetë më të mirë.

Në një postim në Facebook, Sula shkruan se 16.500 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe në gjysmën e parë të këtij viti, “shifër kjo më e lartë se një vit më parë dhe akoma më e lartë nëse e krahasojmë me dy vite më parë”.

“Më shumë shpresë te ilegaliteti në BE e Britani sesa te qeveria shqiptare.

Asimilimi i shpresës së qytetarëve shqiptarë pasi edhe në 14 maj pushteti lokal u uzurpua, ka bërë që Shqipëria të njohë ditë edhe më të zeza sa I takon braktisjes nga të rinjtë.

16.500 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe në gjysmën e parë të këtij viti. Kjo shifër është më e lartë se kaluar me një vit më parë dhe akoma më e lartë nëse e krahasojmë me dy vite më parë.

– Të gjendur përballë një qeverie që uzurpon cdo pushtet dhe një opozite që për fat të keq është marrë me problemet e brendëshme, të rinjtë kanë parë më shumë shpresë te 1% I rasteve që fitojnë statusin e azilantit sesa te një jetë më e mirë në Shqipëri.

Shkalla e vendimeve pozitive është tejet e ulët për shtetasit shqiptarë dhe nuk e kalon 1%, por sërish të rinjtë marrin rriskun për të braktisur vendin e tyre. Kjo është për të ardhur keq.

– Në këto kushte cdo energji e harxhuar brenda vetes për të tkurrur edhe më shumë opozitën është gjëja më e gabuar. Ne duhet të maksimalizojmë energjitë brenda vetes, duhet të ftojmë dhe të bashkëpunojmë me intelektualët dhe shoqërinë civile për tja shkurtuar jetën kësaj qeverie e cila po shpopullon vendin”, shkruan Sula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat