I vodhi 23 000 euro në banesë bashkëfshatarit, arrestohet 48-vjeçari në Fier. Procedohet si bashkëpunëtore dhe vajza e tij

Shqipëria

I vodhi 23 000 euro në banesë bashkëfshatarit, arrestohet 48-vjeçari në Fier. Procedohet si bashkëpunëtore dhe vajza e tij

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 14:24
Fier

I vodhi në banesë, 23 000 euro bashkëfshatarit, vihet në pranga 48-vjeçari.

Procedohet penalisht vajza e 48-vjeçarit, mbi dyshime se ka bashkëpunuar për kryerjen e kësaj vjedhjeje. Sekuestrohen 8100 euro nga shuma e vjedhur.

Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas indicjeve se një shtetasi të arrestuar ditën e djeshme, për armëmbajtje pa leje, i kishin vjedhur në banesën e tij (në oborrin e së cilës, u gjetën të fshehura në një çantë, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak), një shumë parash, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë kësaj faze, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Fatmir Latifi, 48 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka vjedhur në banesën e shtetasit tashmë të arrestuar Vladimir Mersini, 23 000 euro.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vajzën e shtetasit Fatmir Latifi, shtetasen M. L., 22 vjeçe, banuese në fshatin Baltëz, Fier, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 48-vjeçarin, për të kryer këtë vjedhje.

Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit Fatmir Latifi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 8100 euro të dyshuara nga shuma e vjedhur në banesën e shtetasit Vladimir Mersini.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat