Gjashtë persona në pranga dhe dy nën hetim për vepra të ndryshme penale në Elbasan

Shqipëria

Gjashtë persona në pranga dhe dy nën hetim për vepra të ndryshme penale në Elbasan

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Pesë shtetas janë vënë në pranga nga policia në Elbasan pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre pa leje drejtimi. Përkatësisht janë:

-S. B., 56 vjeç dhe Xh. Sh., 64 vjeç, të dy banues në fshatin Gjocaj.

-A. Ç., 29 vjeç dhe Y. B., 62 vjeç, të dy banues në fshatin Bishqem.

-Z. Rr., 54 vjeç, banues në fshatin Pajovë.

Gjithashtu në Elbasan është arrestuar në 45-vjeçar D.B i cili  ka kanosur dhe fyer bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje

Një 18-vjeçar nga Librazhdi është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij 15-vjeçare.

Po ashtu nën hetim është edhe një 37-vjeçar A. D nga Elbasani, i cili ka bërë njoftim të rremë në Policinë e Elbasanit, se teksa qarkullonte me automjet, është kanosur nga disa shtetas. Pas verifikimeve, njoftimi ka rezultuar i pavërtetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat