Lejuan hedhjen e interteve në Butrint, 2 të arrestuar në Sarandë

Shqipëria

Lejuan hedhjen e interteve në Butrint, 2 të arrestuar në Sarandë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

2 persona janë arrestuar për shpërdorim detyre në Sarandë. 3 të tjerë janë nën hetim për të njëjtën vepër penale.

Bëhet fjalë për:

Çane Aliaj, 62 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor në ARZM, Vlorë, që mbulon zonën e Butrintit;

Sokol Xhyheri, 37 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë specialist në ARZM Vlorë që mbulon Ksamilin.

Në kohë të ndryshme këta dy persona nuk kanë parandaluar raste të hedhjes së inerteve dhe të ndërtime të mureve rrethuese, në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, të Pemës së Thatë dhe të Lagunës.

Ndërkohë 3 shtetasit e tjerë në zonat e Pemës së Thatë, Lagunës dhe në liqenin e Butrintit, kanë lejuar ushtrimin e aktiviteteve më kundërshtim me ligjin.

Bëhet fjalë për:

Nexhip Hysolakoj, banues në Vlorë, me detyrë drejtor i ARZM Vlorë (Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura);

Nertil Cumani, 38 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit;

Besian Koçi, 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor i IVMT-së, bashkia Sarandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat