Kreu i KZAZ-së: Albert Halilaj i PS-së në përballje me Emri Vatën e “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kukësit

Shqipëria

Kreu i KZAZ-së: Albert Halilaj i PS-së në përballje me Emri Vatën e “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kukësit

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Ndryshe nga 14 maji ku në Kukës  për kryetar të bashkisë kandiduan tre emra në rivotimet e 24 shtatorit në fletë do të jenë vetëm dy emra. Kryetari i KZAZ shprehet se brenda afatit kanë dorëzuar dokumentet Albert Halilaj në emër të partisë Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit "Bashkë Fitojmë". Dosjet do të shtyrtohen nga 7 anëtarët e komisionit zonal e më tej do të vijohet me procedurat e renditjes në fletën e votimit

"Janë dorëzuar pranë KZAZ nr 11 në Kukës, dy palë dokumente, Partia Socialiste që kandidon me Halilajn dhe "Bashkë Fitojmë" me kandidat Vatën. Gjatë 24 orësh kemi verifikimin e dokumenteve dhe pastaj regjistrimin e kandidatëve", tha kreu i KZAZ Kukës.

Kzaz do të përbëhet nga 7 anëtarë ku 4 janë të PS, dy të partisë së Lirisë dhe 1 të PD së drejtuar nga Lulzim Basha.

Në 14 maj zgjedhjet i fitoi Safet Gjici përball Admir Sinamatit të bashkë fitojmë dhe Abedin Oruçit të PEISH. Vetëm një muaj më pas Gjici u shfaq në një video duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me shtetasen Alma.K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat