Nisja e vitit të ri shkollor, kryeministri Rama uron nxënësit dhe mësuesit

Shqipëria

Nisja e vitit të ri shkollor, kryeministri Rama uron nxënësit dhe mësuesit

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 09:49
Kryeministri Edi Ram

Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Kreu i qeverisë ka ndarë një video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilës shprehet se rrugëtimi i ri i dijës ka nisur me himnin kombëtar.

“Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë”, ka shkruar kreu i qeverisë.

Më herët edhe presidenti Bajram Begaj uroi nxënësit dhe mësuesit.

“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes”, ka shkruar presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat