Meta uron nxënësit dhe mësuesit: Sakrifica e jashtëzakonshme e prindërve shqiptarë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet

Shqipëria

Meta uron nxënësit dhe mësuesit: Sakrifica e jashtëzakonshme e prindërve shqiptarë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 09:57
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës. Meta shkruan se sakrifica e jashtëzakonshme të prindërve shqiptarë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet.

“Suksese dhe urime të përzemërta të gjithë nxënësve tanë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe veçanërisht nxënësve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Uroj vit të mbarë e plot suksese të gjithë mësuesve në misionin e tyre fisnik. Uroj edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre.

Sakrifica e jashtëzakonshme të prindërve shqiptarë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet”, shkruan kreu i PL Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat