Rrajat akuzohen për plagosje të lehtë me dashje? Reagon zyrtarisht prokuroria

Shqipëria

Rrajat akuzohen për plagosje të lehtë me dashje? Reagon zyrtarisht prokuroria

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Prokuroria ka reaguar për ngjarjen e ndodhur më 6 korrik të këtij viti në Krujë ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën.

Mbi këta persona fillimisht ka rënduar akuza e “plagosjes së rëndë me dashje” në bashkëpunim.

Në reagimin e prokurorisë sqarohet se si janë gjetur plagë në lëkurën e kokës së Jashar Majës dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe trupit, shkaktuar me mjete të forta.

Si pasojë personi në fjalë ka humbur aftësinë për punë, për 9 ditë.

Ndërkohë Bilbil Majës i kanë thyer kockat si dhe i kanë shkaktuar plagë në kokë e trup. Edhe ai ka humbur aftësinë për punë për të paktën 9 ditë. Në të dyja rastet, siç thotë prokuroria, nuk është rrezikuar jeta e dy personave.

“Mbështetur në kriterin mjekësor, të parashikuar në ligj, dëmtimet shtetasve J.M. dhe B. M., e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si, “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K. Penal,” – sqaron prokuroria.

Mbi anëtarët e fisit Rraja që kanë pasur në duar dhe armë rëndon edhe akuza e kanosjes.

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal në ngarkim të këtyre shtetasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat