Temperaturat deri në 35 gradë! Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Temperaturat deri në 35 gradë! Parashikimi i motit për sot

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në  35 km/h nga drejtimi Jug –  Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat