Fasoneria shpalli falimentin, punonjësit hyjnë në protestë: Nuk na kanë dhënë pagat, kemi 5 muaj pa marrë sigurimet

Shqipëria

Fasoneria shpalli falimentin, punonjësit hyjnë në protestë: Nuk na kanë dhënë pagat, kemi 5 muaj pa marrë sigurimet

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 10:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Punonjësit e një fasonerie në qytetin e Pogradecit kanë hyrë në protestë pasi pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e muajit gusht dhe prej pesë muajsh nuk janë paguar sigurimet shoqërore.

Sipas tyre subjekti nuk i ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit sipas kodit të punës.

Punëtorët e fasonerisë thonë se për mos derdhjen e kontributeve shoqërore këta të fundit rrezikojnë të mos përfitojnë asistencën sociale.

Përfaqësues të subjektit ALB – KONFEX i cili prodhon veshje për tregun europian pohon se aktiviteti i fasonerisë në Pogradec është mbyllur muajin e kaluar dhe për këtë shkak ka shpallur falimentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat