Kallëzimi në SPAK për Krifcën, Endri Shabani: Ndihmat e BE përfunduan te oligarkët që i kthyen në hotele e vila, Ilir Beqja duhet të arrestohet

Shqipëria

Kallëzimi në SPAK për Krifcën, Endri Shabani: Ndihmat e BE përfunduan te oligarkët që i kthyen në hotele e vila, Ilir Beqja duhet të arrestohet

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 15:18
Endri Shabani

Pasi vuri në lëvizje SPAK-un për koncesionin e sterilizimit që çoi në arrestimin e një ish-zv.ministri dhe një biznesmeni, Nisma Thurrje ka bërë sot një kallëzim për abuzimet me fondet e BE-së përmes programit IPARD. 

Në SPAK është kallëzuar ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR-së, të cilët kanë abuzuar sipas Nismës Thurrje me një vlerë prej rreth 70 milionë euro. 

Në një intervistë në News 24, Endri Shabani, kreu i Nismës Thurrje tha se qëllimi i kallëzimit është të vërë në lëvizje drejtësinë jo vetëm për fondin e dhënë nga BE-ja dhe që sipas organizmave të saj, ka pasur abuzime, por edhe rreth 23 milionë euro të taksave të qytetarëve shqiptarë. 

Po prisnit momentin e shkarkimit të Krifcës për ta kallëzuar në SPAK?

Po prisnim raportin përfundimtar të zyrës së OLAF të KE-së që ka dale të enjten. 

Çfarë përmban kallëzimi?

Ne duam që SPAK të hetojë çfarë është bërë me fondet e BE-së. Ka një program që është IPARD, ku janë shpërndarë 70 milionë euro, të cilat sipas BE-së janë abuzuar. Në vend që të shkonin te bujqësia, te peshkatarët, kanë shkuar te oligarkë që ndërtojnë vila, hotele dhe restorante. Këta nuk duhet të ishin subjekte që përfitojnë. Nga 71 milionë euro që janë, 23 milionë janë taksa tona. Ne i kërkojmë SPAK të bëjë një hetim të plotë. Veç hetimit që ka bërë OLAF, duhet të hetohet çfarë është bërë me këto të tjerat. Ka raste të denoncuara në media ku individë që duhet të ishin kualifikuar nga AZHBR, nuk janë kualifikuar dhe janë kualifikuar të tjerë që sot u kërkohet të kthejnë paratë. Ne duam të dimë çfarë është bërë me lekët tona dhe çfarë është bërë me fondin e BE-së. Mund të ketë një vendim të BE-së për të na lënë jashtë ndihmës. Duhet vendosur një precedent që kushdo që e merr peng integrimin e Shqipërisë në BE nuk mund ta bëjë pa i hyrë gjemb në këmbë.

Prisni më shumë zhvillime për koncensionin e sterilizimit?

Presim që Ilir Beqja të hetohet dhe duhet të arrestohet dhe të dënohet për rolin që ka pasur në këtë aferë. Më duket e pamundur që një aferë e tillë, një vendimmarje e tillë të ishte bërë pa dijeninë e ministrit. Hetimi po vazhdon dhe nuk duam ta paragjykojmë SPAK. 

Sa zgjat hetimi për një çështje si kjo?

Nuk dua ti hyj kufizimeve që mund të ketë SPAK apo Byroja, por ne ua çuam gati argumentet. Ne nuk i kemi kapacitetet që ka SPAK. ka marrë tre vite e gjysëm deri tani. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. çdo ditë që kalon, është një ditë që amniston korrupsionin që është bërë aty. 

Rama u pyet nga gazetarët dhe u shfaq në një nga spitalet e vendit dhe tha se ky koncesion i ka bërë mirë shëndetësisë…

Rama duhet të jetë ose zyrtari më i korruptuar ose zyrtari më i paaftë. Si ka mundësi që kabineti i tij të përfundojë në burg dhe ky nuk e shikon? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat