Zbërthehet megaoperacioni anti-drogë “Tempulli”, Rrumbullaku: Shkatërrohen 23 grupe kriminale, mbi 900 kg drogë e sekuestruar

Shqipëria

Zbërthehet megaoperacioni anti-drogë “Tempulli”, Rrumbullaku: Shkatërrohen 23 grupe kriminale, mbi 900 kg drogë e sekuestruar

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 13:05
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat ka dhënë detaje për megaoperacionin anti-drogë, në sajë të të cilit janë vënë në pranga qindra persona.

Ai deklaroi se hetimet për këtë operacion kanë nisur prej 8 muajsh, ndërsa janë iniciuar për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.

Në sajë të megaoperacionit “Tempulli” janë sekuestruar mbi 800 kg kanabis, mbi 60 kg heroinë, mbi 15 kg kokainë dhe ekstazi. Sakaq janë proceduar në gjendje të lirë mbi 1 mijë persona, janë lëshuar 296 masa arresti me burg, 214 masa sigurie, 19 arrestime në flagrancë, 82 të shpallur në kërkim si dhe janë lëshuar 356 urdhra për kontrolle në banesa e ambiente të tjera.

Rrumbullaku tha se pjesa më e madhe e të arrestuarve, u përkasin 23 grupeve kriminale në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat