Daci: Belerin e kanë gënjyer avokatët, ja cilat janë arsyet

Shqipëria

Daci: Belerin e kanë gënjyer avokatët, ja cilat janë arsyet

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 15:52
Fredi Beleri

Juristi Jordan Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se Fredi Beleri është mashtruar nga avokatët.

Sipas tij çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës nuk ka pasur asnjë shans që të pushohej.

“Rastet kur një çështje nuk shkon në gjykim dhe pushohet, në fillimet e ndryshimit të kodit të procedurës në 2017-tën pati një masivitet më të madh, derisa Gjykata e Lartë theksoi që vetëm në rastet kur, haptazi, pa pasur nevojë për asnjë lloj veprimi del në pah që këtu mungon vepra penale atëherë mund të pushohet, pra gjasat që të pushohej, për mua avokatët e kanë gënjyer kot.

Asnjë lloj shansi që ajo çështje të pushohet nuk ka sepse që të pushohej do të duhej që apriori të ishte një ngatërresë shumë e fortë e dukshme. Edhe nëse qëndrojnë gjithë pretendimet e tij, janë të atij niveli që do të duhet t’i nënshtrohen një shqyrtimi gjyqësor, të rregullt apo gjykim të shkurtuar, çfarë do zgjedhë vet, më duket ka zgjedhur gjykim të zakonshëm, që t’i japë përfundimisht zgjidhje gjykata,” – sqaroi Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat