Aksidenti te Rruga e Kombit/ Efektivi po kthehej në shtëpi kur u përplas për vdekje

Shqipëria

Aksidenti te Rruga e Kombit/ Efektivi po kthehej në shtëpi kur u përplas për vdekje

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Policia ka zbardhur detaje të reja nga përplasja e dy mjeteve në Rrugën e Kombit, ku për pasojë humbi jetën efektivi  i policisë në Mirditë Gëzim Lazri.

Bëhet e ditur se 56 vjeçari i cili po udhëtont me “Benz” u përplas nga një mjet  tip ‘Chevrolet’ që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F

Si pasojë ka ndërruar jetë polici ndërsa shoferi malazez është plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë siç bëjnë me dije blutë Lazri, po kthehej në shtëpi pas mbylljes së punës në momentin që ndodhi aksidenti që i mori jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat