Pacienti humbi jetën nga përplasja e ambulancës me një kamion në aksin “Lushnjë-Fier”, në pranga dy shoferët

Shqipëria

Pacienti humbi jetën nga përplasja e ambulancës me një kamion në aksin “Lushnjë-Fier”, në pranga dy shoferët

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Ditën e djeshme një pacient 77-vjeçar i cili po transportohej me një ambulancë të Vlorës drejt spitalit të Tiranës, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, ku ambulanca u përplas me një kamion dhe si pasojë i moshuari nuk arriti të mbijetonte.

Drejtuesi i ambulancës dhe drejtuesi i kamionit L. Gj., 31 vjeç dhe F. R., 54 vjeç, janë vënë në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat