​Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin drejt Hagës të Dritan Goxhaj

Shqipëria

​Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin drejt Hagës të Dritan Goxhaj

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 15:49
Dritan Goxhaj

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për ekstradimin drejt Hagës të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Kërkesa e mëparshme e Goxhajt për t'u liruar nga burgu ishte rrëzuar, ndërsa pala mbrojtëse e ka konsideruar gjykimin ndaj tij, si të padrejtë.

Më 31 korrik, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deklaroi se Goxhaj do të ekstradohej drejt Kosovës në përfundim të procedurave, shkruan rtsh.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale.

Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat