As institucionet fetare nuk shpëtojnë, 48-vjeçari vjedh paratë në një Kishë në Korçë

Shqipëria

As institucionet fetare nuk shpëtojnë, 48-vjeçari vjedh paratë në një Kishë në Korçë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Përmetit.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi në kërkim B. K., 48 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.07.2022, ka vjedhur një shumë parash, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë), në qytetin e Korçës.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat