Aksident në Sarandë, makina përplas të moshuarën

Shqipëria

Aksident në Sarandë, makina përplas të moshuarën

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë.

Mësohet se një automjet tip ‘Toyota’ me drejtues një 65 vjeçar ka përplasur një kalimtare të moshuar.

70 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat