Zgjedhjet në Kukës, Muça: Pse Bashës i intereson që Berisha të humbasë

Shqipëria

Zgjedhjet në Kukës, Muça: Pse Bashës i intereson që Berisha të humbasë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:33
Lulzim Basha

Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Bashës i intereson që kandidati i Berishës në Kukës të humbasë në zgjedhjet e sotme.

Sipas tij, me humbjen e kandidatit të BF në Kukës, Basha mund të dalë t’u thotë demokratëve se humbja erdhi për shkak të tij.

“Në raport me mazhorancën nuk ndryshon asgjë, ndaj nuk pres ndonjë surprizë të madhe nëse fiton opozita. Ajo që do ndodhë nëse fiton kandidati i Berishë është që do ketë një ashpërsim të luftës mes Bashës dhe Berishës.

Nëse humb opozita atje, Basha do dalë t’u thotë demokratëve dhe shqiptarëve se, ja ky është Sali Berisha ndaj duhet të ndahemi prej tij. Nëse opozita merr rezultat negativ, ai që do gëzohet dhe do e përdorë si instrument kundër kundërshtarit të vet politik është Basha”, tha Muça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat