Autor i grabitjes së disa banesave dhe makinave, arrestohen 30-vjeçari në Berat

Shqipëria

Autor i grabitjes së disa banesave dhe makinave, arrestohen 30-vjeçari në Berat

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Berat, nën dyshimin se ka kryer grabitje në disa banesa dhe automjete në qytet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim M. H., 30 vjeç, banues në Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari, gjatë periudhës korrik-shtator 2023, ka vjedhur sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme, në disa banesa dhe automjete.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhjet e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat