Fitorja e PS në Kukës, diferenca e zgjedhjeve të fundit

Shqipëria

Fitorja e PS në Kukës, diferenca e zgjedhjeve të fundit

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Dikur bastion i së djathtës, sot Kukësi udhëhiqet nga socialistët. Zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit treguan humbjen e thellë të opozitës në këtë bashki.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i dyshes Berisha-Meta, i vetmi që nxori kandidat në këtë bashki,  humbi me 5594 vota. Diferenca e regjistruar në Kukës është edhe humbja më e madhe në shifra e opozitës në këtë bashki.

Rezultati i zgjedhjeve në Kukës:           

14 maj 2023 – 1368 vota diferencë

24 shtator 2023 – 5594 vota diferencë

Në zgjedhjet e 14 majit, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mori 1368 vota më pak se kandidati socialist. Diferenca mes kandidatit socialist dhe atij të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në 24 shtator është 4-fishuar duke shkuar në 5594.

Prej vitit 2019 Partia Socialiste ka arritur të marrë drejtimin e bashkisë së Kukësit në atë kohë pa kundërshtar në garë për shkak të bojkotit që i bëri opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat