Akuza për trafik droge/ Policia i zë pritë me makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës, procedohet gruaja

Shqipëria

Akuza për trafik droge/ Policia i zë pritë me makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës, procedohet gruaja

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 09:31
Policia

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Fred Guri.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Seized”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Qerret. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 38-vjeçar, autor i dyshuar i këtij rasti, procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, bashkëpunëtore në këtë veprimtari kriminale.

Asgjësohen me anë të djegies 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në këtë fshat. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune hetimore disamujore, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seized”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Qerret, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. G., 38 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen D. G., 34 vjeçe, banues në Shkodër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat