Dhunë dhe mashtrim! Arrestohet i riu në Korçë, tre në kërkim për vepra të ndryshme penale

Shqipëria

Dhunë dhe mashtrim! Arrestohet i riu në Korçë, tre në kërkim për vepra të ndryshme penale

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Korçë dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Policia e Korçës arrestoi në flagrancë shtetasin M. S., 20 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe ka thyer disa orendi shtëpiake.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku u shpallën në kërkim shtetasit E. A., 22 vjeç dhe S. D., 18 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Libonik, Maliq, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte dhe shkelma një 19-vjeçar, banues në Maliq, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime trupore.

Po në Maliq, është shpallur në kërkim edhe shtetasi D. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Pirg, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka shitur një gomar, një shtetaseje tjetër, e cila ja kishte lënë në përdorim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat