Më 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore me Zvicrën

Shqipëria

Më 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore me Zvicrën

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Në datën 1️ tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre. Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”, shkroi Rama në Instagram.

Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve.

Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë është drejt përmbylljes. Çështja ka mbetur peng i negociatave të dyja palëve për shumë vite për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat