Artan Hoxha zbardh detaje të reja, ja si Tafani ekzekutoi ish-pjesëtarin e grupit të Aldo Bares

Shqipëria

Artan Hoxha zbardh detaje të reja, ja si Tafani ekzekutoi ish-pjesëtarin e grupit të Aldo Bares

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 00:58
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një nga vrasjet, ku ka marrë pjesë Artan alias Marjus Tafani, i penduari i drejtësisë që zbardhi disa ngjarje kriminale. Ai deklaroi në emisionin e Ylli Rakipit se Tafani është një nga autorët e vrasjes së Elton Mermalit, ish-pjesëtarit të grupit të Aldo Bares.

 Sipas tij, i penduari i drejtësisë, së bashku me Lulzim Spahijan e kanë marrë Elton Mermalin në makinë me pretendimin se do të konsumonin lëndë narkotike, te një person që e kishte me cilësi të mirë. Gazetari deklaroi se trupi i pajetë i Mermalit u gjet në një vend që njihej si thertorja e kafshëve.

"Nga 17 tetori Marjus Tafani ka qenë në kërkim dhe ka vijuar të bëjë krime të tjera. Ai ka vrarë Elton Mermalin, ish-pjesëtar i grupit të Aldo Bares. Marjus Tafani dhe Lulzim Spahija e kanë marrë Elton Mermalin në makinë, e kanë marrë me pretendimin që kemi një person që ka mall të mirë, për të konsumuar lëndë narkotike. Viktima u gjet në një vend që njihej si thertorja e kafshëve, është gjetur me tre plumba. Ka qenë koha kur po goditej çdo njeri edhe i rrethit të largët të Aldo Bares. Denoncimin e ka bërë e ëma dhe të nesërmen është denoncuar gjetja e kufomës. Ka nisur hetimi i prokurorisë së Elbasanit”, rrëfeu Hoxha.

Më tej, ai foli edhe për dy vrasje të tjera të ndodhura në Greqi, që sipas tij kanë qenë të porositura për shkak të mosmarrëveshjeve për trafikun e kokainës.

“Të tjerat, janë vrasje që kanë qenë të kontraktuara. Dy vrasje në Greqi janë bërë për shkak të mosmarrëveshjeve për trafikun e kokainës. Me aq informacion sa kemi patur, prokuroria është deri në 20-30% të aktivitetit të tyre kriminal”, theksoi gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat