Basha takim me disa gra në Lezhë: Mbështetja për ju duhet të jetë prioritet për çdo qeveri

Shqipëria

Basha takim me disa gra në Lezhë: Mbështetja për ju duhet të jetë prioritet për çdo qeveri

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 17:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë qëndrimit në Lezhë,  kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  i dedikoi një vëmendje të veçantë grave me të cilat zhvilloi një bashkëbisedim pasditen e sotme.

Në një postim të bërë në Facebook, Basha shprehet ndër të tjera se kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë prioritet për çdo qeveri.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja me një grup grash lezhjane.  Për mua fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare.  Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shume se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për tu kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.

Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua aq me e fortë do të jetë familja dhe me e shendetshme do të jetë shoqëria.  Prandaj kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë priotitet për çdo qeveri”,  shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat