Nesër hyn në fuqi vendimi për rritjen e pensioneve me 8.6%, deputeti Sula: Lëmoshë! As edhe një kafe nuk mund ta pinë

Shqipëria

Nesër hyn në fuqi vendimi për rritjen e pensioneve me 8.6%, deputeti Sula: Lëmoshë! As edhe një kafe nuk mund ta pinë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar miratimin e rritjes së pensioneve, që do të hyjë në fuqi më datë 1 tetor.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sula e ka quajtur këtë vendim si lëmoshë dhe abuzim që mund ta bëjë vetëm qeveria shqiptare, teksa ka analizuar rritjen e çmimeve të produktet bazë.

Kujtojmë se pas mbledhjes së Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, qeveria ka miratuar masën për indeksimin e pensioneve në normën 8.6%.

Postimi i plotë i Sulës:

Lëmoshi që jepet për prindërit tanë nga 1 tetori.

Qumështi është rritur të paktën me 20-30%

Vezët po ashtu janë rritur me 20-30%

Makaronat po ashtu

Orizi është rritur me 20-30%

Medikamentet janë rritur po ashtu.

Edhe shuma e parave nga taksat që mbledh shteti është rritur po me të njëjtën masë.

Por, pensioni i prindërve, gjyshërve tanë, nga 1 tetori do të rritet vetëm me 8.6%.

Pra për një pension 10 mijë lekë apo 15 mijë lekë, sa e kanë shumica e shqiptarëve rritja reale nga indeksimi është 860 lekë deri në 1300 lekë në muaj.

Pra kjo qeveri nuk i ka shtuar as edhe një bukë në ditë pensionistëve. 1 bukë kushton 120 lekë dhe nëse e llogarit me 30 ditë që ka muaji, duhen 3600 lekë për një bukë në ditë.

Madje as edhe një kafe çdo ditë nuk mund ta pijnë prindërit dhe gjyshërit tanë me rritjen e pensionit që i bën qeveria.

Ndërkohë nga ana tjetër mbi 7 milionë euro nga taksat e qytetarëve janë paguar kot fare për dy anijet që gjasme do prodhonin energji. 90 mijë euro nga taksat e shqiptarëve i dhurohen anijeve kundrejt asgjëje.

Këtë abuzim mund ta bëjnë vetëm qeveria jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat