Gazment Bardhi: Ja çfarë do të ndodhë me PS nëse konflikti brenda opozitës vazhdon deri në 2025

Shqipëria

Gazment Bardhi: Ja çfarë do të ndodhë me PS nëse konflikti brenda opozitës vazhdon deri në 2025

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 07:44
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi thotë se nëse konflikti brenda Partisë Demokratike vazhdon deri në vitin 2025, kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste do të fitojnë mbi 100 mandat. 

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Bardhi u shpreh se ka alternativën e tij për ta bërë Partinë Demorkatike dhe opozitën, alternativë konkuruese për zgjedhjet e vitit 2025. 

Bardhi theksoi se aktualisht opozita nuk është funksionale, teksa vijon të jetë e përçarë.

“Nuk jam rikthyer askund, jam në të njëjtin pozicion që kam qenë, sigurisht që kam ndërmarrë hapa nën përgjegjësinë që më kanë ngarkuar qytetarët për ta bërë opozitën funksionale.

Ajo që kam thënë unë është që gjendja në opozitë nuk merr drejtim në një kohë të shkurtër, sigurisht që kjo gjendje e rënies së opozitës, do të vazhdojë përtej 2025. Nëse ne do të vazhdojmë në konflikt deri në 2025, të jeni të sigurt, e kam thënë, nuk është sekret, Edi Rama merr më shumë se 100 mandate, pra nëse ne vazhdojmë e përfshihemi te kjo gjëja, ndërkohë që do duhet të bëhemi alternativë për qytetarët, Edi Rama merr një rezultat edhe më të thellë se ajo që mori më 14 maj në nivel kombëtar. 

Unë kam alternativën time, idenë time sesi PD dhe opozita në tërësi, mund të bëhet alternativë konkuruese për zgjedhjet e 2025. Në këtë moment, kam zgjedhur të mos bëj propozime për zgjidhje në televizion, sepse ne nuk jemi në fazën ku nuk mund të flasim për aletarnivë qeverisëse, sepse praktrikisht nuk kemi opozitë funksionale”, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat