U kapën me mbi 28 mijë euro të padeklaruara, procedohen 2 shtetasit e huaj në Rinas

Shqipëria

U kapën me mbi 28 mijë euro të padeklaruara, procedohen 2 shtetasit e huaj në Rinas

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një shtetas turk, 36-vjeçar dhe një shtetas kinez 50-vjeçar, u kapën me shuma parash të padeklaruara në Rinas e për këtë arsye ata do të procedohen penalisht.

Në total atyre ju sekuestruan 28 840 euro dhe 1900 dollarë.

Nga kjo shumë,  36-vjeçari turk nuk deklaroi 17 020 euro, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa 50-vjeçari kinez nuk deklaroi 11 820 euro dhe 1900 dollarë, në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasit D. C. dhe L. D.

Gjatë kontrolleve në hyrje të RSH-së, shtetasit turk D. C., 36 vjeç, i janë gjetur 17 020 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shtetasit L. D., 50 vjeç, i janë gjetur 11 820 euro dhe 1900 dollarë, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. C., 36 vjeç dhe L. D., 50 vjeç, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat